Putin paralajmëron Ukrainën

schedule15:28 - 7 Qershor, 2018

schedule 15:28 - 7 Qershor, 2018

Nëse gjatë kohës së kampionatit botëror të futbollit 2018 në Rusi, Ukraina do të ndërmarrë provokime ushtarake, atëherë do të ketë pasoja shumë të rëna për të gjithë vendin. Paralajmërimi i ashpër u bë nga Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili zgjodhi të komentojë në këtë mënyrë zërat, sipas të cilave, Kievi po përgatit një ofensivë ushtarake në Donbass. Kreu i Kremlinit shtoi se shpresonte që asgjë e tillë të mos ndodhte pasi është e pamundur të frikësosh rusët./abcnews.al