“Putin nuk është i dobët”, analist: Arsyeja pse Rusia nuk e rrafshon ushtrinë ukrainase

schedule21:35 - 3 Mars, 2022

schedule 21:35 - 3 Mars, 2022

Analisti politik, Genc Burimi, duke komentuar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ka deklaruar  se Putin sot nuk është aspak i dobët pasi ka një plan të qartë për të marrë këtë shtet.

Burimi ka theksuar se i vetmi qëllim pse Putin nuk e rrafshon ushtrinë ukrainase është se dëshiron të vendos një qeveri kukull në Ukrainë dhe më pas të tërhiqet.

“Putin nuk është aspak i dobët . Ka një plan të qartë të marrë Ukrainën. Koha punon për të. Është utopi të besosh se Ukraina të bëjë rezistencë. Nuk e rrafshon vetëm që të vërë qeveri kukull. Se Putin doli sot dhe tha jemi vëllezër dhe me retorikën që synon nuk mund të bëjë kasaphanë. Amerikanët në Irak deshën 26 ditë.” tha Genc Burimi.

Duke folur në “Log.”, Genc Burimi ka analizuar edhe gjuhën e përdorur nga Macron dhe Biden. Sipas tij Macron ka lënë rrugën e diplomacisë ende të hapur.

“Sot Macron tha se e keqja është ende pa ardhur. Dallimi i Biden dhe Macron. I pari nuk la shteg për opsion diplomatik, pra Biden. Është i mbytur i humbur tha. Ndërkohë Macron është ndryshe i lë rrugë diplomacisë. Dhe me konsensus me Zelenskyn. Putin është 69 vjeç dhe po nuk e vrau njeri dhe po nuk pati arrest kardiak ka edhe 10-15 vjet në këtë politikë. Ose me të mirë ikën Zelensky dhe ia lë vendin një pro rusi. Po ashtu të mos çajnë kokën për Krimenë, ose vazhdo siç je. Putin po e rrethon dhe do ta detyroj të vdes urie pa bërë luftë.” tha Burimi. /abcnews.al/