Putin falendëron Biden për takimin: Shpresoj të jetë produktiv

schedule14:07 - 16 Qershor, 2021

schedule 14:07 - 16 Qershor, 2021

Pak përpara takimit, Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin u bashkuan me diplomatët e tjerë, Sekretarin e  Shtetit të SHBA-së Antony Blinken dhe Ministrin  e Jashtëm rus Sergey Lavrov.

 

 

Putini falënderoi homologun e tij të SHBA-së që ndërmori “iniciativën për t’u takuar”.

“E di që keni bërë një udhëtim të gjatë dhe keni shumë punë ”, tha Putin. “Ende marrëdhëniet e SHBA-së dhe Rusisë janë  të tensionuara dhe të dyja vendet kanë ende shumë  çështje që duhet të diskutojnë në nivele të larta dhe shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv,” shtoi ai.

Biden ishte i buzëqeshur ndërsa Putin fliste./abcnews.al