Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Putin e propozoi si ndërmjetës për luftën në Ukrainë! Schrëder, ende asnjë koment

schedule08:48 - 11 Maj, 2026

schedule 08:48 - 11 Maj, 2026

Zyra e ish-kancelarit Gerhard Schrëder refuzoi të jepte ndonjë koment, pas deklaratës së Putinit se preferon ish-kancelarin si një ndërmjetës të mundshëm evropian në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në përgjigjen e një kërkese nga agjencia e lajmeve DPA, zyra e Schrëderit tha se nuk donte të jepte asnjë koment për këtë çështje.

Agjencitë e lajmeve cituan edhe burime anonime të qeverisë gjermane të cilat thanë se propozimi i Putinit “nuk është i besueshëm”, pasi Moska nuk ka i ndryshuar kushtet e saj për përfundimin e luftës.



Sipas këtyre burimeve, një test i parë i besueshmërisë do të ishte zgjatja e armëpushimit triditor të kësaj fundjave nga ana e Rusisë.

Gjatë një konference për shtyp pas paradës së Ditës së Fitores kundër Nazizmit Presidenti rus Putin tha se lufta në Ukrainë “po i afrohet fundit” dhe la të kuptohet se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti.

Po ashtu ai tha se do të preferonte si negociator të Bashkimit Evropian për bisedime me Ukrainën ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schrëder.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kishte thënë të enjten (07.05.) se Bashkimi Evropian është i gatshëm të zhvillojë bisedime të ndara me Rusinë dhe Ukrainën “kur të vijë momenti i duhur”.

Vladimir Putin theksoi se është i gatshëm përbisedime të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski, por për këtë, sipas tij, Zelenski duhet të vijë në Moskë. Por Zelenski vetë e përjashton një vizitë në Moskë. Putini shtoi se për zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta në një vend të tretë nevojitet fillimisht një marrëveshje e besueshme paqeje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ish-kancelari gjerman, Gerhard Schrëder, kanë marrëdhënie të afërta prej vitesh.

Ish-kancelari Gerhard Schrëder është kritikuar vazhdimisht dhe ashpër përafërsinë e tij me Vladimir Putin dhe me kompanitë ruse.

Së fundmi Schrëderi e cilësoi në një artikull për gazetën Berliner Zeitung në fund të muajit janari, luftën agresore të Rusisë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por shtoi: “Megjithatë, jam kundër demonizimit të Rusisë si armik të përjetshëm.”/DW/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!