Ardhja e emigrantëve dhe fluksi i pushuesve drejt jugut të vendit ka bërë që qyteti i Fierit të përjetojë ditë të tëra me trafik të rënduar. Të gjitha rrugët janë të bllokuara nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Makinat qëndrojnë në rradhë ndoshta për orë të tëra. Trafiku rrugor në Fier është në kaos. Vendorët shpjegojnë se fluksi i turistëve dhe emigrantëve ka bllokuar thuajse të gjitha rrugët.
Më e ngarkuar është zona pranë QTU-së aty ku bëhet edhe kryqëzimi i rrugëve me atë të Vlorës dhe Tiranës. Në rastin më të mirë, duhet më tepër se një orë që drejtuesit e mjeteve të kalojnë qendrën dhe unazën kryesore. Shumë pushues e përdorin Fierin edhe si tranzit për të kaluar në Vlorë dhe jug të vendit.
Por një pjesë tjetër e ka zgjedhur si destinacion për të pushuar dhe njohur zonë kyçe, lidhëse e Shqipërisë së Mesme me atë të jugut.
Temperaturat e larta e bëjnë edhe më të vështirë pritjen në radhë. Por pavarësisht nga ngarkesa në trafik duket se drejtuesit janë më të disiplinuar se herët e kaluara. Policia rrugore dhe ajo bashkiake përpiqen të ndërhyjnë për të sistemuar qarkullimin.
Por kjo është e pamundur./abcnews.al

