Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Arratisja e Ndocit, tre policë në qeli/ Durrës, Gjykata liron 5 nga të arrestuarit në burgun e Durrësit

schedule13:12 - 17 Janar, 2026

schedule 13:12 - 17 Janar, 2026

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli, ish-zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit, Dezdemon Pazajn si dhe dy  prej efektivëve Sali Ferollarin e Fation Baçin, që kanë shoqëruar Altin Ndocin për në spitalin e Durrësit ditën e arratisjes. Pavarësisht se Organi i Akuzës, kërkoi burg për të 8  të arrestuarit, togat e zeza vendosën të lirojnë nga qelia 3 efektivët e tjerë të grupit të shoqërimit Aranit Çela, Preng Marvataj dhe Dorjan Saraçi, për të cilët caktoi masën detyrim paraqitjeje.

Ndërkohë për kryeinfermierin e burgut, Aulon Çuko dhe për punonjësen e burgut Violeta Uka, Gjykata vendosi masësn e Sigurisë arrest në shtëpi.

1- ARREST NË BURG



– Dezdemon Pazaj – Zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit
– Sali Ferollari – Inspektor
– Fation Baçi – Inspektor

2- ARREST NË SHTËPI

-Aulon Çuko – kryeinfermieri i Burgut të Durrësit
– Violeta Uka – Komisare

3- DETYRIM PARAQITJE

-Dorian Saraçi – Kryeinspektor
-Aranit Çela – Kryeinspektor
-Preng Marvataj – Inspektor

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!