“Pushteti merret me votë”, Fatos Klosi: Berisha protestën e ka për veten e vet

schedule10:54 - 11 Shkurt, 2023

schedule 10:54 - 11 Shkurt, 2023

TIRANË – Për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi zhurma e krijuar për cështjen McGonigal nuk sjell asnjë pasojë. I ftuar në studion e ABC Neës, Klosi u shpreh se pushteti nuk merret me protesta por me votë, ndërsa theksoi se Berisha këtë tubim e ka thirrur për hallin e vet personal.

“Këtë radhë zhurma që bëhet kot nuk ka më asnjë pasojë. Nuk ka mekanizëm që këtë protestë ta përkthesh me marrje pushteti. Marrja e pushtetit bëhet vetëm me votë. Në cështjen McGonigal, nuk dua të mbroj kryeministrin, unë pres që drejtësia amerikane të japë vendimine saj e më pas të shohim kush është pjesa jonë. Deri tani kam dëgjuar se është takuar 4 herë, nuk thotë asgjë për mua kjo. Nuk e di kush është roli i kryeministrit. Nuk e di kush është munduar të korruptojë, Rama atë apo ai Ramën.

Ai ka ardhur të bëjë tifo për interesa të dy miqve të vet te Edi Rama.”
Edhe një herë Klosi shprehu qëndrimin e tij se Berisha ka thirrur sot protestë për hallin e vet. “Berisha protestën e ka për vetën e vet, dhe kaq. Nuk shoh asnjë lidhje me BE këtu, kjo është një protestë që bën opozita, një problem i brendshëm i joni, s’kemi pse implikojnë BE apo SHBA.” -u shpreh Klosi, ndërsa komentoi edhe protesten e fundit të opozites, ku u grushtua Berisha.

“Nuk do lejojë mediat nga PD në shesh, e ka programuar si do kalojë. Të gjithë kanë nxjerrë mësim nga ajo ngjarje.” -përfundoi Klosi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!