Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pushimi i çështjes së Jonaid Myzyrit/ GJKKO pritet të vendosë më 25 maj për kërkesën e SPAK

schedule11:19 - 13 Maj, 2026

schedule 11:19 - 13 Maj, 2026

U zhvillua në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj ish kreut të Komisionit të Prokurorimit Publik Jonaid Myzyri, për të cilin SPAK ka kërkuar pushimin e ccështjes për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Kërkesa për pushim është bërë nga prokuroria me argumentin se pasi u ezauruan të gjitha fazat e hetimit u konstatua se fakti ekziston, por nuk përbën vepër penale.

Prokurori Elvin Gokaj në parashtrimet përpara gjykatës tha se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk u provua që ka vepër penale nga Myzyri dhe të tjerët, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.



Avokatët mbrojtës thanë se anëtarët e KPP nuk bëjnë procedura tenderimi, por vetëm procedura ankimimi dhe janë kuazi gjykatë. Gjyqtari Paulin Çera pasi dëgjoi palët mori kohë për të shpallur vendimin, në datë 25 maj ora 10.30.

Myzyri u hetua për një përiudhe dy vjeccare nga organi i akuzës nën dyshimet se institucioni i drejtuar prej tij ka kryer shkelje në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra.

Bazuar në këto dyshime, struktura e posaccme në qershorin e vitit të kaluar mori të pandehur Myzyrin për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Tenderi në atë kohë u zhvillua nga ARRSH, procedurë në të cilën u konstatuan shkelje ligjore, të cilat u shpërfillën nga komisioni i prokurimit publik që drejtohej nga Myzyri.

Në keto dyshime shtriu hetimet prokuroria e Posaccme, e cila tha se KPP në kundërshtim me ligjin favorizoi bashkimin e kompanive “AEK MUNELLA” dhe “DRINI-1”, të cilat fituan tenderin 2.2 milionë euro me dokumente false. Në këtë proces pati ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i skualifikuar nga komisioni me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!