Punimet në rrugën Elbasan–Qafë Thanë po vijojnë me ritme të larta, duke e çuar çdo ditë e më pranë përfundimin një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri. Pamjet e transformimit të këtij aksi janë ndarë së fundmi nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi përkushtimin për ndërtimin e një rrjeti rrugor modern e funksional. Ky investim madhor synon të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe të rrisë sigurinë rrugore për të gjithë përdoruesit.
Gjithashtu, përfundimi i këtij projekti pritet të çelë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të të gjitha zonave që lidhen përmes këtij korridori kyç.
“Punimet në rrugën Elbasan–Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta, duke sjellë çdo ditë më pranë përfundimin e një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik e turistik të zonave që lidhen përmes këtij aksi.
Vijojmë me Punët e Shqipërisë, me infrastrukturë moderne dhe funksionale, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe vizionit për Shqipërinë 2030″, shkruan Rama.


