Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet 58 vjeçari në Tiranë

schedule10:56 - 9 Shkurt, 2025

schedule 10:56 - 9 Shkurt, 2025

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 58 vjeçar pasi në banesën e tij, gjatë kryerjes së punimeve, ka ndërruar jetën një shtetas 67 vjeçar. Ky i fundit ka qenë duke punuar dhe ka rënë nga lartësia.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia.”, njofton policia.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!