“Punësimi në Gjermani”, ambasadori gjerman shpjegon rregullat e reja

schedule14:37 - 6 Mars, 2020

schedule 14:37 - 6 Mars, 2020

Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf nëpërmjet një videomesazhi ka folur për kërkesat e shumta të shqiptarëve për t’u punësuar në Gjermani.

Zingraf bën thirrje që të interesuarit të informohen edhe për mundësitë që paraqiten në Shqipëri, nëpërmjet projekteve në Gjermani.

Ambasadori është shprehur se ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit e kualifikuar për të marrë më shpejt vizën,nëse ata kanë një kualifikim profesional ose diplomë universiteti, e cila njihet në Gjermani. Por, ashtu si deri më sot, mbetet i vlefshëm rregulli: Viza është e domosdoshme përpara largimit për në Gjermani.

Për të përfituar nga Ligji i ri për Fuqinë Punëtore është e rëndësishme: Fillimisht te bëni njohjen e kualifikimeve dhe më pas aplikoni për vizë. Diplomat e huaja universitare dhe kualifikimet profesionale si rregull duhet të njihen fillimisht nga institucionet gjermane./abcnews.al