Disa foto të rralla historike të një prej zbulimeve më të mëdha arkeologjike, të varrit të faraonit egjiptian Tutankhamun janë publikuar nga mediat e huaja.
Kjo fotografi e jashtëzakonshme e arkeologut Howard Carter teksa është ulur pranë sarkofagut të faraonit, e shkrepur më 28 Tetor 1925, tashmë mund të shihen nga publiku edhe me ngjyra, shkruan “Daily Mail”.

Fotografia është pjesë e një grupi prej 1.400 fotografish që dokumentojnë gërmimet e Luginës së Mbretërve – nga zbulimi i varrit të Faraonit të Dinastisë së 18-të në 4 nëntor 1922, deri në heqjen e kapakut të arkivolit të tij më të thellë tre vjet më vonë. /abcnews.al




