PSG tashmë po mendon për të ardhmen. Siç raporton “Football Insider”, skuadra pariziene po mendon për marokenin Ziyech. Sulmuesi anësor i Chelsea është gjithnjë e më larg klubit anglez.
Mbetet të kuptohet se cili do të jetë vlerësimi nga blutë e Londrës, por momentalisht bëhet fjalë për një shifër rreth 30 milionë euro.
Chelsea ka disa probleme financiare dhe zgjidhje do të jetë shitja e disa lojtarëve kryesorë në merkaton e verës./h.ll/abcnews.al