PSG e ka seriozisht për Icardin, zbulohen detajet e ofertës

schedule21:38 - 22 Maj, 2020

schedule 21:38 - 22 Maj, 2020

Mauro Icardi mbetet në udhëkryq. Sulmuesi argjentinas është nën kontratë me Inter, ndërkohë që PSG ka vendosur të mos e paguajë klauzolën prej 70 milion eurosh që ishte në marrëveshjen e nënshkruar verën e kaluar.

Kriza e pandemisë së COVID-19 ka bërë që tregu i transferimeve të futbollistëve të tronditet dhe tani çmimet do të jenë ë tjera. Ndaj edhe PSG kërkon të bisedojë me të tjera kushte për ta pasur në ekip goleadorin Icardi.

Gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar edhe detaje të ofertës së klubit francez për interistët. Momentalisht PSG ofron 50 milion euro, ndërkohë që në formën e bonuseve shton edhe 10 të tjera. Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe mbetet të shihet se si do të shkojnë.

Futbollisti 27-vjeçar, këtë sezon me PSG ia ka dalë të shënojë 12 gola në kampionat, në 20 takime të luajtura. Icardi ka shënuar edhe tre gola në Kupën e Francës dhe pesë në Champions League, duke treguar vlerat e tij dhe bindur kështu edhe drejtuesit francezë për të tentuar blerjen përfundimtare të tij. /abcnews.al