“PSG dhe City favoritët e Champions. Surpriza? Kujdes Atalantën dhe Atleticon”

schedule23:38 - 4 Gusht, 2020

schedule 23:38 - 4 Gusht, 2020

Arsene Wenger analizon garën në Champions League. Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, ndalet te PSG dhe tregon se kush mund të jenë surprizat e këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

PSG dhe Manchester City janë skuadrat me potencialin më të madh sipas mendimit tim. Mendoj se kampionët e Francës janë më pak të fortë se sa 3-4 vite më parë, por atëherë kishte një konkurrencë më të madhe.

Gjithsesi, PSG ka shumë cilësi dhe është një nga skuadrat më të forta. Pse nuk ka fituar akoma në Evropë? Mos harroni që Realit iu desh të priste 12 vite, por më pas e fitoi 4 herë Champions League.

Surprizat? Mendoj se Atalanta dhe Atletico Madrid janë shumë të paparashikueshme. Mund të ndodhë gjithçka kur luan kundër tyre“, përfundon Arsene Wenger. /abcnews.al