Pse Southgate nuk po del në konferencë për shtyp? Zbulohet shkaku

schedule19:50 - 16 Nëntor, 2019

schedule 19:50 - 16 Nëntor, 2019

Konferenca për shtyp e trajnerit të Anglisë është shtyrë. Organizatorët kishin programuar që gjithçka të niste në orën 19:30 sipas raportimeve të lajmi.net, por llogaritë ishin bërë gabim.

Kombëtarja e “Tre Luanëve” ka zbarkuar në aeroportin e Prishtinës vetëm pak minuta më parë, duke e bërë të pamundur respektimin e orarit zyrtar.

Gareth Southgate pritet të paraqitet në konferencë bashkë me një lojtar, por vonesa mund ta detyrojë të dalë vetëm, teksa do të flasë për duelin kundër Kosovës. /abcnews.al