Pse ka akoma përmbytje? Rama reagon në Facebook

schedule22:44 - 22 Nëntor, 2022

schedule 22:44 - 22 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur në Facebook të gjithë kritikëve dhe akuzuesve që theksojnë se Shqipëria po përmbytet pavarësisht se PS ka 10 vite që qeverisë.

Në postimin e tij Rama shkruan se ndryshe nga 10 vite më parë në Shqipëri uji mbulonte edhe çatitë, pasi dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit.

Sipas tij sot Shqipëria është në një tjetër realitet, ndërsa e shoqëron postimin edhe me të dhënat e përditësuara për situatën në terren.

Postimi i Ramës:

⭕️Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?

❌Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri! Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë🤷🏻‍♂️

*për cinikët dhe ironikët faktet bashkëngjitur😉