Shumë prej nesh janë të varur nga telefonat inteligjentë, por kjo mund të jetë më e dëshme se sa tingëllon në të vërtetë. Nëse jeni dikush që thjesht nuk mund të rrini pa përdorur telefonin tuaj, ka disa rreziqe që duhet të merrni parasysh.
Jo vetëm që mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, por gjithashtu ndikon tek truri dhe mënyra se si punoni. Sipas “Bright Side”, ekzistojnë disa rreziqe ndaj të cilëve duhet të ruheni nëse nuk mund të shkoni dot në tualet pa marrë telefonin me vete.
Mund të përhapë shumë baktere të dëmshme.

Një studim i fundit tregon se telefonat janë më të ndotur se vetë VC-ja. Bakteret e dëmshme shkaktojnë probleme të zorrëve.
Rrit mundësinë që të vuani nga hemorroidet.

Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të verifikuar këtë gjë, rastet e hemorroideve janë rritur që nga nxjerrja e smartphone në treg. Prandaj, ndërsa qëndrimi në telefon mund të jetë relaksuese, mund të jetë duke shkaktuar disa probleme të pakëndshme shëndetësore.
Mund të kufizojë aftësinë tonë të të menduarit.

Telefonat celularë në të vërtetë ndikojnë tek përqendrimi dhe të menduarit, duke kufizuar aftësitë për zgjidhjen e një problemi. Prandaj është e nevojshme që telefonin duhet ta përdorni vetëm atëherë kur ju duhet.
Mund të shkaktojë mosfunksionim të legenit.

Kalimi i një kohe të gjatë në tualet mund të nënkuptojë probleme për muskujt tanë. Në veçanti, zorrët, fshikëza dhe vagina mund të dëmtohen sepse muskujt e legenit nuk janë më aq të fortë.
Rrit varësinë ndaj telefonit.

Ndërsa telefonat inteligjentë na lidhin me botën si asgjë tjetër nuk mund, ata na bëjnë gjithashtu shumë të varur ndaj tyre. Kjo padyshim që nuk është një shenjë e mirë pasi tregon një rritje të konsiderueshme të nivelit të varësisë ndaj tyre. xh.d/abcnews.al


