PS sulmon LSI: Panariti kontrata Balilit kur ishte në kërkim

schedule19:10 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 19:10 - 14 Dhjetor, 2017

E enjtja parlamentare kishte në objektivin e sulmit të mazhorancës edhe një tjetër parti opozitare, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, publikoi disa kontrata mes Ministrisë së Bujqësisë, kur kjo e fundit drejtohej nga Edmond Panariti dhe familjarëve të Klement Balilit, kur ky ishte shpallur në kërkim. Ndonëse socialistët e cilësuan LSI-në si partinë e Balilit, asnjë nga kjo forcë politike nuk reagoi, ndërsa mbrojtjen e morën përsipër demokratët.

Opozita nuk ishte në sallë në nisje të seancës, duke e cilësuar teatër interpelancën e thirrur nga kreu I Komisionit të Ekonomisë me ministrin e Bujqësisë. Por Erion Braçe shfrytëzoi rastin për të publikuar disa kontrata për tokë bujqësore, të lidhura në kohën kur ky dikaster drejtohej nga lësëisti Edmond Panariti, në favor të familjarëve të Klement Balilit.
Lidhja politike mes Balilit dhe LSI-së u qartësua nga kreu I grupit parlamentar Taulant Balla, pas një bisedë që zhvilloi me të Kryeministri Rama.
Kur opozita hyri në sallë, askush nga LSI nuk reagoi, ndërsa mbrojtjen e aleates opozitare, e morën përsipër demokratët.
Lidhjet mes krimit dhe politikës u prekën edhe nga Sali Berisha, i cili tregoi për një kusht të ri të ndërkombëtarëve në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.
Edhe Kryeministri foli me gojën e ndërkombëtarëve, ndonëse tregoi tjetër histori.
Rama ftoi edhe njëherë opozitës që të paktën për çështjen e integrimit të bëheshin bashkë në sytë e Europës./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!