Negociatat për emrin e ri të Presidentit, nuk do të realizohen me Komisionin e Rithemelimit, por vetëm me Enkelejd Alibeajn si kryetar i grupit parlamentar të PD-së.
“Konsultimet me grupet parlamentare të opozitës, dhe do i propozonim këtu grupeve në një takim të martën pasdite, Alibeaj si kryetar i PD, Mesila Doda dhe Fatmira Mediun”, tha Balla.
Teksa u pyet se pse nuk ka asnjë emër nga Komisioni i Rithemelimit, Balla nuk i kurseu ironitë duke thënë se nuk ka në Kuvend një grup të tillë parlamentar.
“Historikisht në Kuvendin e Shqipërisë ndodh të gjitha proceset që kanë ndodhur që nga 2002. Konsultimet janë brenda Kuvendit. Kushtetuta vetëm këto parasheh. Nuk di që në Kuvend të ketë një grup parlamentar. Si ishte Këshilli? Apo Komisioni i Rithemlimit. Nëse do kishte do ishte grupi i pestë nuk e njoh” tha Balla.
“E kemi të pamundur të parashikojmë gjendjen me opozitën. Të shohim çfarë ndodh se gjithçka është e mundur me ta.” tha Spiropali./abcnews.al/