Arben Ristani nuk vdes kurrë. PS dhe PD i kanë hapur sërish rrugën për t’u rikthyer në KQZ, 14 vite pas vendimit të paprecedentë si kryetar për t’i hequr fitoren me 10 vota Edi Ramës e PS e bërë kryebashkiak të Tiranës, me 189 vota Lulzim Bashën e PD në zgjedhjet e 2011.
Pas dështimit të miratimit në seancën e së enjtes, kur PS i dha 75 vota pro, kurse PD asnjë, deputetët e Berishës kanë kërkuar anulimin e votimit për të mos djegur përfundimisht kandidaturën e besnikut të doktorit, Arben Ristanit.
Në fakt, Ristani u dogj jo prej votave të PS, por prej bojkotimit të seancës nga Berisha dhe PD.
Por PS pasi i dha votat, ka vendosur t’i japë edhe një shans të dytë. Burime pë ABC Neës nga grupi parlamentar socialist thanë se votimi për anëtarët e komisionit rregullator do të anulohet, e projektvendimet për 5 kandidaturat, mes tyre dhe Ristanit do të rikthehen për votim seancën e së enjtes së ardhshme në parlament, për të arritur 84 votat që i duhen.
Një tjetër pakt, pas atij për SPAK. Kur PD gjeti fushëbetejën hapur për të bombarduar e vetme me pyetje kreun e SPAK, kurse socialistët heshtnin, por seancën tjetër e la sallën bosh, për t’ia lënë vendin socialistëve për të votuar e miratuar të vetëm projektrezolutën në fund, pa shumë zhurmë e debate, me 81 vota pro e asnjë kundër.
Mëritë e vjetra ne politike, i hapin rrugë pakteve të reja. Dhe sërish edhe te rasti Ristani vlen shprehja, të shkuara të harruara.

