Menjëherë i sapo kthyer nga vizita në SHBA kryeministri Rama ka thirrur sot në mëngjes një mbledhje të kryesisë së PS.
Mësohet se kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë për të diskutuar në lidhje me axhendën e Kongresit të PS-së që pritet të zhvillohet më 29 shkurt.
Esiona Konomi ka raportuar për abcnews.al se në mbledhje do të diskutohen 3 çështje me rëndësi.
-Se pari do të hartohet axhenda mbi të cilën do të punojë kongresi i PS, i cili është parashikuar se do të mblidhet në 29 Shkurt.
-E dyta do të diskutohet mbi raportimin mbi procesin zgjedhor të Partisë Socialiste, një proces që përveç zgjedhjes së kryetarëve të degëve për çdo bashki të vendit, është shoqëruar po ashtu edhe me propozime të kandidaturave për asamblenë e re.
Asambleja e re do të zgjedhë kryesinë e re, procedurë e cila që rifreskohet 1 herë në 4 vjet.
Kryesia e sotme do të ketë edhe një çështje të rëndësishme.
-Burime për ABC News njoftojnë se PS në mënyrë të befasishme ka vendosur të ndryshojë “Kushtetutën” e saj.
Akti themelor i Partisë ndryshohet shumë rrallë ose për çështje të rëndësishme, por kësaj radhe siç raporton Esiona Konomi për ABC Neës burime tregohen të rezervuara për shkakun se cili ka qenë motivi që të ndryshohet Statuti i PS.
ABC News ka mësuar se statuti i partisë socialiste do të rishkruhet i gjithë nga e para që statuti të jetë shumë më i thjeshtë, shumë më i paktë në faqe dhe shumë më i paktë në nene.
Më pas aktet do tu lihen propozimeve të kryesisë.
Në këtë mënyrë, statuti, që miratohet nga kongresi do të thjeshtohet dhe duke zbehur rolin dhe duke lënë që detajet dhe specifikimet të diskutohen jashtë statutit duke bërë që asambleja apo kryesia e partisë dhe grupimet që janë më të lehta nga kontrolli i kryetarit të PS të mund të vendosin për detajet e PS.
Mbetet i paqartë motivi që con në këto ndryshime në PS për sa kohë nuk ka ndonjë lobim kundërshtar apo oponent të dukshëm ndaj drejtimit të PS nga Edi Rama.
Partia Socialiste duket se i ka paraprirë këtij momenti duke miratuar sot në kryesinë një grup pune të përbërë nga Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni që do të rishkruajnë Statutin e Partisë Socialiste për ta miratuar në kongresin e 29 Shkurtit.
Pritet që në përfundim të kësaj mbledhjeje të ketë dhe një komunikimi me median se përse është vendosur për këto ndryshime./abcnews.al