KORÇË- Kryesocialisti Edi Rama, në takimin përmbyllës të fushatës në Korçë, u bëri thirrje demokratëve që më 11 maj të distancohen nga shfaqjet e Partisë Demokratike dhe t’i bashkohen rrugëtimin evropian.
Ai theksoi se një orë e më parë qytetarët duhet të arratiseni nga “Këneta”.
“Përkëdhela Vrenozin në kohën e gabuar. U bë protagonist në një shfaqjeje me pullë të kuqe.
Në pallatin e sportit e patë një shfaqje e lemeritshme e aniti-kulturës, anti-evropiane dhe anti-korçare dhe unë besoj se të gjithë ata që janë mërzit me Nikon janë fare të pakënaqur me mua, janë krejt të pa orientuar që të vijnë drejt nesh duhet t’i dëgjojnë disa fjalë nga mua sot, që duhet për t’u arratisur nga ajo lemeri dhe ajo kënetë.
Vota e 11 maj, nuk është vota aritmetike për të krijuar një qeveri socialiste, këtu fjala është për të krijuar shumicë shpirtërore, por për ta bërë Shqipërinë si Evropën e Ballkanit.
Është një vota që ka brenda edhe një vendim historik, vendimin që shqiptarët do të marrin në një moment historik, sepse për herë të parë qysh prej kur ra muri i izolimit Evropa na ka hapur derën dhe ne jemi te pragu gati për t’u kapërcyer”, tha Rama.
Sipas Ramës, as korçarët dhe as qytetarët e tjerë të vendit nuk mund të mbeten peng i Ilir Vrenozit dhe Partisë Demokratike.
“Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenzoit dhe Kënetës. Duhet të lëmë pas gjithë këta dhe na duhet një fuqi më e madhe vendimmarrëse, që mos të detyrohemi të ulim kokën atje për t’i qëndruar të gjithë angazhimeve që marrim në atë arenë.
E kuptoni se çfarë ndryshimi i kemi bërë Shqipërisë, ky flamur ka qenë në gjysmështizë jashtë kufijve sepse nuk e respektonte askush, ne e morëm këtë flamur dhe e kemi vendosur me dinjitet dhe e kemi kthyer në flas murin jo vetëm të dinjitetit shqiptar, por edhe atij evropian”, tha ai./abcnews.al