Rama: Ka tre pushtete të pavarura dhe nuk mund të jenë në letër sic ishin deri sa ne bëmë gjithcka kemi bërë. Kjo parti i hyri detit në këmbë, dhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar ne I dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor.
Nuk bëhem kurrë pishman, pavarësisht lloj bombash artizanale nga prokurorë e gjykatës që shija e pavarësisë i deh, u errëson sytë dhe i nis në drejtime që cënojnë pavarësinë e pushteteve të tjera. Duke i bërë shkelës të të drejtave të njeriut.
Sot rreziku i udhëkryqit nuk është që të cenohet pavarësia e gjyqësorit, por gjyqësori mos gjymtojë aftësinë e dy të tjerëve për të funksionuar. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend sepse ky vend nuk e ka në asnjë mënyrë luksin të frenohet e jo më të ribjerë aty ku ishte./abcnews.al


