Partia Socialiste ka ftuar 25 partitë e majta në vend që të bashkohen për zgjedhjet e 30 Qershorit. Krijimi i një koalicioni shihet si një domosdoshmëri nga kjo mazhorancë pas braktisjes së Kuvendit nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pas takimit të thirrur, Partia Socialiste ka dalë me një deklaratë për shtyp ku njofton se mbështesin ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë administratës zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
Në funksion të kësaj angazhohen për të ndërtuar një platformë të përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore./abcnews.al