“Provova 1 uragan lumturie në shpirt”, partnerja e Shpat Kasapit rrëfen emocionet e para pas lindjes së djalit

schedule16:16 - 26 Janar, 2022

schedule 16:16 - 26 Janar, 2022

Shpat Kasapi dhe Sejvije Jao mirëpritën pak ditë më parë djalin e tyre, që e quajtën Roel. Sot, partnerja e tij, ka ndarë një tjetër imazh me vogëlushin ndërsa ka ndarë me ndjekësit emocionet që ka përjetuar pasi u bë nënë për herë të parë. Në rrëfimin e saj, Slevije shpreh mes të tjerash dhe falenderimet për të gjithë urimet që kanë marrë.

“Në jetë nuk kisha provuar ende të ndjesh dhimbje kaq të madhe në trup por 1 uragan lumturie në shpirt. Prej këtij momenti e vlerësova edhe 100 herë më shumë 1 femër pasi e përjetova vetë ndjesinë që inshallah çdo femër do e arrijë dhe do e kalojë. Operacioni cezarian nuk ishte i lehtë, dhimbjet e forta dhe zgjimi pas anestezioni nuk ishin të përballueshme të paktën për mua por kur stafi ma vendosi Roelin në kraharor e kuptova se jo çdo dhimbje të dhemb, jo çdo mundim të bën të vuash.

Ndonjëherë shpërblimi është shumë i madh, është thesari që ti e ke pritur gjithë jetën, është lutja e pranuar nga Allahu Madhëruar. Nuk është e lehtë të kesh një bebush kur ende nuk mund të ngrihesh mirë nga krevati, por s’do ta ndryshoja këtë me asgjë në botë. Në pamundësi për t’ja kthyer secilit urimet doja t’ju falenderoja 1000 herë e t’ju uroja të gjitha të mirat e botës.

Lutem që Allahu i Madhëruar t’ua plotësojë ato copëzat e shpirtit, t’jua plotësojë dëshirat e zemrës suaj, t’ju ruaj shëndetin dhe familjen tuaj e t’ju gëzoj me çka t’ju dojë shpirti. Ju faleminderit nga zemra sinqerisht.”, ka shkruar ajo. /abcnews.al