Në ekranin e ABC News ka nisur që dje një emision i ri i përjavshëm, Provokacija nga Mustafa Nano. Debati me të ftuarit në studio do të jetë një ballafaqim për qëndrimet apo idetë e tyre në lidhje me tema të ndryshme të aktualitetit.
Një program i ri në ABC News, por dhe një format i ri në ekran. Kështu startoi Provokacija ne televizionin ABC News, mbrëmjen e së martës, ideuar dhe drejtuar nga gazetari dhe analisti, Mustafa Nano
Me titullin e veçante, të kthyer në batutë prej disa kohësh që prej perdorimit nga një politikan i rajonit në një situatë jo shumë të qetë, programi më i ri në ABC News do të sjellë në studio personazhe të ndryshëm. Tryeza e Provokacija do të jetë një arenë ballafaqimi për ide apo qëndrime të bëra publike nga i ftuari, për te cilat ka vend për debat.
“Të ftuarit do të kenë mundësi të mbrojnë qëndrimet e tyre dhe ti zhvillojnë ato për t’I bërë më të qarta për publikun, ndërkohë edhe unë do të kem mundësinë të mbroj qëndeimet e mia që në të njëjtën kohë e di, janë polemike, kontroverse”.
Por e veçanta…
“Një nga misionet e këtij program është që debati të ngrihet në nivele civile”.
Mustafa Nano zbulon edhe çfarë nuk do të ketë në Provokacija.
“Nuk do të ketë fyerje, sharje, shpifje. Nuk do të ketë britma dhe sherre, britma të ngritura kuturu, në hava. Nuk do të ketë biseda të stërgjata”.
Në takimin e parë të Provokacija ishin ftuar në studio politikanët Koço Kokëdhima e Mesila Doda, pedagogu Arjan Curri dhe analisti Mentor Nazarko.
Provokacija nga Mustafa Nano vjen çdo të martë në orën 20:00 ne ekranin e ABC News./abcnews.al