“Provokacija”, poezia ku mund të jetë përdorur për herë të parë fjala shqiptar

schedule21:56 - 16 Nëntor, 2018

schedule 21:56 - 16 Nëntor, 2018

“O zot të lus unë m’katari/falnaj m’katet për jetë e mot/Gjith ku shkel këmbë shqiptari/ Ti bekoje i madhi Zot.

Adem pashë po t’kënnoj uratën/ Oxhak i parë në këtë Shqipëri/ Nuk u lodhe për arkëthatën/ Veç ky popull të marrë dijeni”.

Kjo është poezia që u diskutua mes profesorit Nexhmedin Spahiu dhe Mustafa Nanos në “Provokacija”. Sipas Spahiut, kjo është një poezi që mendohet se është botuar për herë të parë në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë më shkronja arabe, dhe në të përdoret për herë të parë fjalë shqiptari.

Nexhmedin Spahiu: Është një strofë shumë e fuqishme. Unë i referohem asaj që edhe profesori e ka botuar që ky është përdorimi i parë i fjalës shqiptari. Edhe rima përputhet me të.

Mustafa Nano: Ai mund të përdorte fjalën gjynah?

Nexhmedin Spahiu: Kjo është shumë interesante sepse ai përdor edhe fjalën Zot edhe fjalën Allah. Edhe fjalën mëkat edhe fjalën gjynah në poezi.

Mustafa Nano: Edhe uratë është term i krishterë. Ka dyshime të mëdha për këtë. Pastaj termi dijeni është një term i vonë si emër.

Nexhmedin Spahiu: Unë mund t’iu them që unë këtë nuk e kam zbuluar. Domethënë kjo është e botuar. E ka botuar profesor Shefqet Canhasi edhe ai në libër i ka referencat se nga i ka marrë. Duhet të kemi parasysh që me ardhjen jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri me luftërat ballkanike janë djegur shumë biblioteka.

/abcnews.al