Protokolli i UEFA-s, katër klube të Superiores teste për COVID-19

schedule15:25 - 26 Korrik, 2020

schedule 15:25 - 26 Korrik, 2020

Tirana, Kukësi, Laçi dhe Teuta janë klubet që do të marrin pjesë në kupat e Europës. Të katër këto ekipe presin hedhjen e shortit për të mësuar kundërshtarët dhe sikurse dihet, vetëm verilindorët janë në vazon e favoritëve për shkak të koeficientit që kanë prej ecurisë së mirë vitet e mëparshme.

UEFA ka vendosur që edhe në turet eliminatore të luhet me një takim, ndërkohë që mbetet të përcaktohet nëse do të luhet në fusha asnjanëse. Sikurse ndodh për ndeshjet e Superiores, ka një protokoll që klubet duhet ta zbatojnë.

Një prej pikave të tij është që do të duhet të bëhen teste për COVID-19. Tirana i bëri pas Bylisit, por do të duhet t’i bëjë sërish para ndeshjeve të Champions League. Testet do t’i nënshtrohen futbollistët, stafet teknike dhe gjithë personat që merren me organizimin e ndeshjeve.

Kjo vlen për të katërta klubet shqiptare që marrin pjesën në kupat e Europës. Në vendin tonë ka pasur disa lojtarë të prekur nga COVID-19. I pari ishte Eridon Qardaku i Bylisit, ndërsa më pas dolën pozitivë edhe Besnik Ferati, Deian Boldor, Kristi Kote, Esat Mala dhe Erald Çinari të Partizanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!