Protestuesit i vënë zjarrin sporteleve ku paguhet taksa

schedule11:40 - 31 Mars, 2018

schedule 11:40 - 31 Mars, 2018

Ka degjeneruar në përplasje protesta kundër tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit. Siç raporton gazetari i ABC News në vendngjarje Andi Qosja protestuesit janë përplasur me policinë dhe për pasojë janë lënduar disa protestues dhe një efektiv policie.

Protestuesit i vunë zjarrin sporteleve që janë vendosur për të kryer pagesat e kalimit në Rrugën e Kombit, si edhe disa materialeve prej polisteroli që janë vendosur pranë rrugës. Por pranë polisterolit ndodhen dy çisterna nafte dhe ka rrezik për shpërthim të tyre.

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Kombit dhe përplasën me forcat e policisë, duke i qëlluar me gurë forcat e policisë.

Protestuesit godasin me gurë kabinat që janë vendosur për të paguar tarifat për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit. Ata po  shkatërrojnë pengesat dhe kabinat që janë vendosur për të kryer pagesat në këtë rrugë.

Ka shumë persona të irrituar të cilët kerkojnë praninë e koncensionarit dhe të qeverisë

Janë katër furgona policie dhe 43 fuoristraqa që sipas gazetarit e kanë të pamundur të menaxhojnë këtë situatë që tashmë ka dalë nga kontrolli.

Sipërmarrës dhe qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova po protestojnë në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së tarifave.

/abcnews.al

vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!