Protestuesi në SHBA: Shqiptarët dhe italianet kanë dalë me shkopinj, mos hyni në këtë lagje

schedule09:55 - 3 Qershor, 2020

schedule 09:55 - 3 Qershor, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta dhe trazira pasi një afro-amerikan me emrin George Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it. Një autopsi private e bërë nga familjarë të Floyd-it tregoi se 46-vjeçari humbi jetën si pasojë asfiksisë.

 

View this post on Instagram

 

Protestuesi ne SHBA: Shqiptaret dhe italianet kane dale me shkopa, mos hyni ne kete lagje

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) on

Protestues janë ngritur kundër racizmit dhe dhunës së ushtruar nga forcat policore prej gati një jave. Ka grupe paqësore por nuk kanë munguar as grupet që po shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara.

Në qytete të ndryshme u është vënë flaka koshëve të mbeturinave dhe janë vandalizuar biznese që ndodhen buzë rrugës.

Lexo edhe: Vazhdojnë trazirat në SHBA, mbi 200 të arrestuar brenda natës në New York

Megjithatë, një shqiptar në New York ka shpërndarë një video, ku dëgjohet një burrë që tregon se askush nuk i ka prekur bizneset e italianëve dhe shqiptarëve.

Kjo pasi, sipas tij, ata e kanë marrë situatën vetë në dorë dhe po mbrojnë bizneset e tyre.

Burri në video dëgjohet të thotë:

“Bravo shqiptarëve dhe italianëve..ata kanë dalë të gjithë jashtë dhe nuk po lënë askënd që të prekë asgjë në këtë lagje. Ata të gjithë kanë shkopinj, ata janë gati. Mendohuni dy herë para se të vini këtu dhe të bëni ato gjërat pa lidhje.”