Protestë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës

schedule11:09 - 12 Maj, 2019

schedule 11:09 - 12 Maj, 2019

Siç ishte njoftuar, mbështetës të opozitës janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar ndaj asaj që e konsiderojnë dhunë ekstreme të policisë ndaj protestuesve. Ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë nisur të thërrasin “Rama ik”! dhe “Lironi djemtë tanë”. Prezentë aty ishin edhe ish-deputetë të opozitës. Atyre pritet t’u bashkohet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë pas protestës së opozitës, policia ka kryer shoqërime gjatë natës. 50 persona janë arrestuar, bazuar në hetimet e pamjet filmike të protestës, si tek kryeministria ashtu edhe tek kuvendi.

Numri i të shoqëruarve është i lartë e burimet bëjnë të ditur se 40 persona po hetohen në gjendje të lirë. Sidoqoftë nga policia e shtetit nuk ka një deklaratë zyrtare për shoqërimet e arrestimet.

Ndërkohë bëhet e ditur se prokurorja e përgjithshme Arta Marku ka qenë në kryeministri në orën 9 të mëngjesit./ABC News Albania 24/7