Greqia bllokon kufijtë/ Pikat doganore, grevë nga data 2-4 prill

schedule13:01 - 31 Mars, 2024

schedule 13:01 - 31 Mars, 2024

Pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, do të jenë të mbyllura për dy ditë duke nisur nga data mëngjesin e datës 2 Prill deri në 4 Prill në mëngjes.

Gjatë këtyre 48 orëve, sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në të gjitha pikat e kalimit kufitar: në Kapshticë, Kakavijë, Tre Urat dhe Qafë Botë nuk do të mund të kalojë asnjë automjet, nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas.

Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.

Ky bllokim vjen për shkak të grevës se pritshme dy ditore të paralajmëruar pas protestave nga sindikatat greke

Policia Greke ka njoftuar palën shqiptare për të marrë masa, ndërsa janë në kontakt dhe do të ketë njoftime të tjera për çdo ndryshim.

Kjo grevë 48 orëshe nga sindikatat greke, do të prekë të gjitha pikat doganore te Greqisë me vendet fqinje, si pasojë hyrja dhe dalja nga Greqia do të paralizohen plotësisht.

Sipas sindikatës se doganave, greva është e pashmangshme, pasi qeveria greke  nuk i është përgjigjur kërkesave të sektorit, duke anashkaluar çështjet kyçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!