Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Protestat në Bjellorusi/ Mbi 1000 të arrestuar në protestën e fundit anti-Lukashenko

schedule04:34 - 17 Nëntor, 2020

schedule 04:34 - 17 Nëntor, 2020

Edhe pse kanë kaluar mbi 2 muaj nga rizgjedhja e Aleksandër Lukashenkos si president i Bjellorusisë, rezistenca popullore është si në ditën e parë.

Edhe fundjava që kaloi shënoi përleshje mes manifestuesve opozitarë që kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve dhe forcave qeveritare. Vëmendjen e mediave, këtë herë e tërhoqi rekordi i të arrestuarve, mbi 1000 brenda një dite, raportojnë mediat e huaja.

Grupet e aktivistëve opozitarë thonë se që prej Gushtit, në pranga kanë rënë mbi 25 mijë aktivistë të opozitës, një shifër jashtëzakonisht e lartë. Megjithatë, Aleksandër Lukashenko nuk ka ndërmend të lëshojë pe.



Analistët thonë se situata politike në vend po ekstremizohet për shkak të protestave opozitare që nuk ndalen, në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, kur ato nuk kanë zgjatur kaq shumë.

Ngërçi ku e kanë futur protestat ekonominë bjelloruse mund të bëjë që Lukashenko të mos rezistojë deri në zgjedhjet e radhës pas 5 vitesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!