Protestat kombëtare në Francë, pezullohet ligji për sigurinë

schedule08:13 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 08:13 - 1 Dhjetor, 2020

Qeveria franceze ka pezulluar dhe do ta rishikojë edhe një herë ligjin e ri  të sigurisë, që ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin.

Njoftimi erdhi nga grupet parlamentare të presidentit Emmanuel Macron që përfaqësojnë lëvizjen LREM (La Republique en Marche).

Qeveria do të propozojë “një rishkrim të plotë të ri” të artikullit të kontestuar, ka deklaruar  udhëheqësi parlamentar i LREM Christophe Castaner në një konferencë shtypi të hënën.

Sipas nenit 24, të ligjit të sigurisë globale, filmimi dhe identifikimi i oficerëve të policisë në internet përbënte shkelje të ligjit.

Ligji i diskutueshëm ka ngjallur mjaft polemika, sidomos gjatë javës së kaluar pas ngjarjeve në Paris, që kanë në fokus sjelljen e policisë.

Oficerët u kapën nga kamerat duke rrahur një producent muzikor me ngjyrë, pamjet e të cilit u shpërndanë  në internet dhe provokuan një skandal kombëtar, ndërsa janë akuzuar katër oficerë./abcnews.al