Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 23-vjeçari

schedule12:52 - 29 Korrik, 2026

schedule 12:52 - 29 Korrik, 2026

Operacioni, nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Kapet në Durrës, pjesëtari i një grupi kriminal në Itali, me veprimtari në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, konkretizuar nëpërmjet shkëmbimit intensiv të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Latif Biba, 23 vjeç.



Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias, Itali, në muajin mars, 2026, ka nxjerrë urdhër arresti për të, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçarit, Latif Biba në Itali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!