Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rrushi i Fierit në tregjet e huaja/ 30 ton eksportohen çdo ditë drejt vendeve të unionit

schedule12:30 - 29 Korrik, 2026

schedule 12:30 - 29 Korrik, 2026

Këta bistakë gjigandë janë varieteti më i ri në vreshtat e familjes Meço. Mbi 10 lloje kultivarësh janë eksperimentuar deri tani dhe të gjithë kanë dalë me sukses.

Në këtë mënyrë, shtohet çdo vit lloji i rrushit dhe sipërfaqet me vreshta.

Vetëm në një ditë nga vreshtat e Libofshës po eksportohen 30 tonë rrush drejt vendeve të Europës dhe Ballkanit. Dritan Meço shpjegon se këtë vit ka superprodhim, por edhe cilësi më të lartë. Megjithëse çmimi i është përgjysmuar, shpreson që humbjet të rikuperohen me vjeljen dhe shitjen e varieteteve të tjera, që vazhdojnë deri në dhjetor.



Në Libofshë, vreshtat po kthehen në veprimtarinë kryesore të fermerëve. Sipërfaqja me vreshta i ka kaluar 50 ha.

Në të gjithë qarkun e Fierit janë 1800 ha me vreshta. Zonat ku kultivohet në masë rrushi janë Libofsha, Mallakastra dhe disa fshatra të Lushnjës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!