Protesta të dhunshme kundër qeverisë, policia qëllon mbi manifestuesit

schedule12:42 - 2 Tetor, 2019

schedule 12:42 - 2 Tetor, 2019

Më shumë se tre mijë persona janë mbledhur në sheshin AL Tahrir në kryeqytetin irakian për të protestuar kundër qeverisë dhe korrupsionit të politikanëve në vend, por dhe për nivelin e lartë të papunësisë.

Policia pasi u përpoq të shpërndante turmën qëlloi kundër manifestuesve duke vrarë tre persona dhe duke plagosur më shimë se 200  të tjerë. Gjatë protestave autoritetet ndërprenë për disa momente internetin.

Kryeministri i vendit Mahdi, kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimeve për incidentet në protesta. Mes të plagosurve rreth 40 janë agjentë policie. Presidenti i vendit me anë të një mesazhi në Twitter u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe se të rinjve irakianë u duhet plotësuar kërkesa për punësim./ABC News Albania 24/7