Pavarësisht se është fundjavë studentët kanë dalë sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit. Në ditën e 5, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me politikën.
Nuk është ditë pushimi për studentët protestues. Ata i treguan Ministrisë së Arsimit se edhe në ditën e pestë të protestës nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Studentë nga Universitetet e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës protestuan për të listën me tetë pika. Ata kishin mirëkuptimin e shumë qytetarëve dhe drejtues automjetesh, ndërsa trafiku u ndal për disa momente. “Negociata nuk ka” -shprehen studentët.
Studenti 1: “Ne jemi studentë. Unë nuk di të bëj politikë. Unë për veten time jam thjesht studente dhe nuk e di se çfarë duhet të kërkoj apo si duhet ta kërkoj. Nga sot njerëzit që janë intelektualë apo ata që janë kompententë për të bërë politika duhet të çohen, të bashkëpunojnë ata me qeverinë. Ne nëse nuk marrim arsim cilësor nuk lëvizim nga këtu. Kjo që po bëjmë është shumë e drejtë.”
Minstria e Arsimit duhet të vetëm realizojë kërkesat, pasi ata i tremben një kompromentimi të mundshëm nga segmente të caktuara politike.
Studenti 2: “Ne jemi këtu në mënyrë paqësore. Kemi 5 ditë që vijmë këtu pa politik. Nuk i lejmomë ata që të vijë dhe ta politizojnë situatën. Politika të dali dhe ti bëjë protestat në vete.”
Studenti 3: “Studentët janë përçarëm janë futur partitë politke në mes.”
Asnjë tërheqje nga kërkesat dhe nëse nuk ralizohen deri të martën në ornë 14, atëherë e vetmja rrugë, theksojnë të rinjtë është bojkoti dhe greva e urisë.
Studenti 4: “Do të vazhdojmë një grevë urie pas kësaj, por nuk e dimë akoma se çfarë është vendosur.”
Frika më e madhe e protestuesve ishte se mos shfrytëzohej politikisht tubimi. Madje kishte edhe dyshime për raste konkrete. Kishte edhe shenja krenarie, ku u këndua himini kombëtar edhe shplasosën flamujt kuqezi. Gjendja e vështirë ekonomike ka detyruar shumë prindër ti bashkohen protestës, pasi e kanë të pamundur të finacojnë tarifat e larta të arsimimit për fëmijët e tyre, siç është edhe rasti i Violetës.
Violeta: “Ne që jemi me një mesatare shumë të ulët është shumë e vështirë. Mezi i ndjekim në shkollë, sakrificë e madhe.”
Ndryshe nga ditët e mëparshme, studentët artikuluan një kërkesë politike. Ata bëjnë thirrje për revolucion e përmbysje të klasës politike në vend.
Studenti 5: “Kjo është një thirrje që vjen nga turma. Nuk do të thotë se ka një grup të caktuar studentësh që e kërkojnë këtë. Por me sa duket turma po e mbështet këtë vendim të studentëvepjesëmarrës.”
Në orën 17:00 protesta u mbyll paqësisht duke u bërë thirrje studentëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë edhe ditën e hënë./abcnews.al