Aktivisti i Lëvizjes për Universitetin, Arlind Qori, ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku foli rreth protestë së protestës. Për Qorin pakënaqësitë janë shtuar dalëngadalë duke bërë që studentët të dalin në protestë.
Mustafa Nano: Si lindi?
Arlind Qori: Nuk ta thotë dot askush si lindi. Ajo që unë mund të them si një lloj interpretimi është kjo që pakënaqësitë janë shtuar dalë e ngadalë dhe ka mjaftuar diçka e vogël që ta thyejë shpinën e gamiljes.
Mustafa Nano: Janë pakënaqësi vetëm të botës së tyre?
Arlind Qori: Janë pakënaqësi të jetës universitare, por studenti nuk është thjesht student. Janë qytetarë që u përkasin klasave të ndryshme shoqërore. Kur studenti vjen në protestë vjen në radhë të parë si student, por edhe si pjesë e kësaj shoqërie. Si njeri i diskriminuar, i nëpërkëmbur i kësaj shoqërie. Prandaj mllefi që ka, nuk e ka vetëm për universitetin, ajo është kryefjala, por e ka për gjithçka.
Qori është gjithashtu pedagog dhe argumentoi se protestuesit nuk janë pedagogë, por nga jeta e vështirë studentore janë detyruar të punojnë duke lënë provime të mbartura.
“Ata që protestojnë nuk janë ngelës. Unë e di nga përvoja jam pedagog. Shumica e studentëve që nuk e marrin provimin tim, nuk është se nuk e emarrin se thjesht marrin 4. Nuk e marin sepse nuk futen fare në provim. Sepse e kanë aq të vështirë jetën e tyre studentore, saqë e vetmja mënyrë për të mësuar siç duhet është të japin tre provime sot dhe tre provime pas një viti. E kanë të vështirë sepse punojnë. Për të marrë nota siç duhet dhe për të studiuar siç duhet nuk mund të japin provimet brenda një sezoni”, u shpreh ai.
Sipas tij qeveria do t’i plotësojë kërkesat, por gjithashtu u shpreh se situata është e paparashikueshme.
“Situata është aq e hapur saqë askush nuk mund ta parashikojë se çfarë do të ndodhë. Sigurisht që edhe unë jam i bindur që qeveria do të kapitullojë për kërkesat që janë universitare. Ato janë bazike për përmirësimin e jetës universitare”, tha Qori.