Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Protesta pranë Parlamentit, Policia identifikon 32 persona: 2 të arrestuar, 30 procedohen në gjendje të lirë

schedule14:00 - 24 Korrik, 2026

schedule 14:00 - 24 Korrik, 2026

Përdorën dhunë dhe hodhën sende të forta e mjete piroteknike ndaj punonjësve të Policisë gjatë protestës pranë Parlamentit, uniformat blu kanë identifikuar  32 persona.

Sipas njoftimit zyrtarë të policisë, dy persona, 41 dhe 44 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 30 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në protestën e zhvilluar para Parlamentit në kryeqytet.

Sipas Policisë, gjatë protestës disa pjesëmarrës kundërshtuan efektivët e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, mjete piroteknike dhe sende të tjera.



Si pasojë e përplasjeve, 6 punonjës policie mbetën të lënduar, të cilët pasi morën ndihmën mjekësore në spital u larguan në banesë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas njoftimit, në cilësinë e provës materiale uniformat blu kanë sekuestruar kapsolla, të cilat, sipas saj, u gjetën në një qese plastike që mbahej nga njëra prej të arrestuarave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!