Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta për Zvërnecin/ Sondazhi: 78 për qind e shqiptarëve thonë se nisi për arsye politike

schedule22:21 - 8 Qershor, 2026

schedule 22:21 - 8 Qershor, 2026

Prej 9 ditësh në kryeqytet po zhvillohen protesta për investimin në Zvërnec, por duket se projektet nuk janë arsyet e vetme të protestave.

Sondazhi ‘Zëri i Shqiptarëve’ publikoi rezultatet e përgjigjeve të të anketuarve për protestën e Zvërnecit. 78 për qind e shqiptarëve thonë se pas protestës së Zvërnecit ka arsye politike. Mbi 15 për qind thonë se protesta zhvillohet prej dhunës ndaj protestuesve, ndërsa vetëm 6.7 përqind thonë se protesta zhvillohet për mbrojtjen e mjedisit.

KAMPIONI: 1475 banorë të rritur të Shqipërisë



• Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

• Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.

• Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.5%

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!