Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për protestën. Ai u shpreh se protesta e ka humbur busullën.
“Protestat e katandisën në këtë gjendje. Protesta nuk është më ajo e para për të cilën e nisën. Tashmë e ka humbur busullën. Problemi tani i tyre është mes njëri-tjetrin. Drejtuesit e protestës, ose do përfundojnë si themeluesit e PD të Berishës, dhe kanë për të humbur edhe ato dy tre klauzola që kishte”, tha ai.
Gjithashtu ai u shpreh kritik edhe ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Gazetari Mahmutaj tha se Berisha e ka kuptuar që është në fundin e tij politik.
“Berisha nuk zhgënjen me hipokrizinë e tij. Berisha është në kilometrin e fundit të jetës së tij politike. Besoj se Berisha vetë e ka kuptuar këtë. Kështu kaq me hipokrizi do ta mbyllë”, tha ai.
/abcnews.al/



