Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta masive për vdekjen e 46 vjeçarit, Trump kërcënon me ndërhyrjen e ushtrisë

schedule09:58 - 29 Maj, 2020

schedule 09:58 - 29 Maj, 2020

Vdekja e George Floyd, 46-vjeçarit afrikano-amerikan që humbi jetën gjatë një arrestimi policor në Minneapolis, Minesota, ka sjellë protesta të dhunshme në Amerikë, aq sa presidenti Donald Trump po mendon që të hyjë me ushtri për të neutralizuar turmat, shkruan BBC.

Çfarë ndodhi natën e së enjtes?

Demonstruesit kanë shpërthyer një seli policie në Minneapolis, duke vendosur zjarr dhe duke shkatërruar gjithçka që iu del përpara. Nëse në fillim ka pasur një prani të madhe të punonjësve të policisë, me kalimin e orëve ata janë tërhequr, duke mos bërë rezistencë ndaj prishjes, dhe për të shmangur përplasje që mund të çojnë në humbje jete, raporton abcnews.al



Në shumë ndërtesa janë aktivizuar alarmet e zjarrit, ndërkohë që protestuesit vijojnë që të qendrojnë në rrugë, dhe jashtë godinave të institucioneve.

Katër oficerët e policisë që janë përfshirë në vrasjen e George Floyd të hënën raportohet se kanë punuar në zonën e 3-të, ku protestat u përshkallëzuan së pari në fillim të kësaj jave, duke zbritur në trazira të mërkurën në mbrëmje.

Plaçkitja, zjarrvënia dhe vandalizmi janë përhapur në të gjithë qytetet e Minesotës, ndërkohë që policia ka humbur kontrollin e situatës. Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar veprime vendimtare për të shuar trazirat në Minneapolis, duke kërcënuar se do të përfshijë ushtrinë nëse kryetari i qytetit nuk do ta bëjë punën “si duhet”, raporton abcnews.al

 

Ultimatumi erdhi herët në mëngjes të premten në një postim të presidentit në Twitter, duke e quajtur kryetarin e Minneapolis Jacob Frey si “shumë të dobët” dhe “kryetarin e majtë radikal”, ndërsa paralajmëroi se qeveria federale do të marrë përsipër situatën nëse autoritetet lokale nuk e vendosin atë nën kontroll.

“Nuk mund të qëndroj prapa dhe të shikoj që kjo të ndodhë në një qytet të madh amerikan, Minneapolis. Një mungesë e plotë e udhëheqjes”, tha Trump në postimin e tij. “Ose kryetari shumë i dobët i të majtës Radikale, Jacob Frey, të marrë nën kontroll qytetin, ose unë do të dërgoj Ushtrinë Kombëtare dhe do ta bëj punën e duhur”, tha më tej Trump.

Cili është reagimi?

Vëllai i Z. Floyd, Philonise Floyd, tha për  CNN të enjten se ai shpresonte që oficerët e përfshirë të marin dënimin me vdekje.

“Asnjëherë nuk do ta kthej vëllain tim”, tha ai. “Ne kemi nevojë për drejtësi”.

Duke folur me lot në sy, ai tha që oficerët që “ekzekutuan vëllain tim gjatë ditës” duhet të arrestohen dhe se ai ishte “lodhur duke parë që  njërëzit me ngjyrë të vdesin”.

 

“Nuk mund t’i ndal njerëzit tani, sepse ata kanë dhimbje – ata kanë të njëjtën dhimbje që ndjej dhe unë.”

Kryetari i Komunës së Minneapolis, demokrati Jacob Frey, menjëherë dënoi incidentin duke kërkuar që agjentët e përfshirë të akuzohen dhe të gjykohen. “Në 36 orët e fundit, i bëra vetes një pyetje: pse nuk është njeriu që vrau Xhorxh Floidin në burg tani? Unë nuk kam parë ndonjë kërcënim apo veprim që kërkon sjellje të policisë ”.

Shefi i policisë në Minneapolis, Medaria Arradondo kërkoi falje për “dhimbjen, shkatërrimin dhe traumën” e shkaktuar nga vdekja e Z. Floyd, raporton abcnews.al

Shefi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet ka dënuar gjithashtu vdekjen e Z. Floyd, duke thënë se “diskriminimi racial dhe kaq shumë i përhapur” duhet të njihet dhe trajtohet.

Ajo bëri thirrje që protestuesit të veprojnë në mënyrë paqësore, dhe se policia “do të kujdeset maksimalisht për të mos tensionuar situatën aktuale edhe më shumë”.

Personazhe të famshëm dhe sportistë, duke përfshirë John Boyega, LeBron James, Beyonce dhe Justin Bieber, gjithashtu kanë shprehur zemërim për incidentin, raporton abcnews.al

Trazirat shënojnë ditën e tretë të tyre pas arrestimit brutal të George Floyd nga policia e rajonit të 3-të. Vdekja e njeriut me ngjyrë, ka shkaktuar tensione dhe pakënaqësi në të gjithë vendin, duke rikthyer edhe njëherë debatet mbi racizmin në SHBA.

Çfarë i ndodhi George Floyd?

Oficerët  akuzuan  Z. Floyd për para të falsifikuara pasi panë disa raporte.

Sipas policisë, atij iu kërkua që të largohej nga makina, por ai bëri rezistencë fizike dhe u prangos.

Videoja e incidentit nuk tregon se si nisi konfrontimi.

 

Një oficer mund të shihet duke vënë gjurin e tij mbi qafëm e zotit Floyd ndërsa Z. Floyd rënkon “të lutem, nuk mund të marr frymë” dhe “mos më vrit”.

Qyteti ka identifikuar katër oficerët e përfshirë si Derek Chauvin, Tou Thao, Thomas Lane dhe J Alexander Kueng.

Federata e Oficerëve të Policisë në Minneapolis tha që oficerët po bashkëpunonin me hetimin. Në një deklaratë për mediat lokale, sindikata tha se “tani nuk është koha për të nxituar për një  gjyq”.

“Ne duhet të rishikojmë të gjithë videon. Ne duhet të presim raportin mjekësor.”

Një nga ish-oficerët – Derek Chauvin, 44 vjeç, më parë ishte përfshirë në tre të shtëna policie dhe kishte 17 ankesa të ngritura kundër tij gjatë karrierës së tij 19-vjeçare, sipas Associated Press./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!