Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta/ Manifestim i paligjshëm dhe bllokim rrugësh, 31 të proceduar

schedule16:22 - 29 Qershor, 2026

schedule 16:22 - 29 Qershor, 2026

TIRANË- Policia ka proceduar penalisht 31 persona për protestën e zhvilluar në bulevard, ku sipas autoriteteve janë konstatuar shkelje të rendit publik dhe bllokim i qarkullimit të automjeteve.

Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë protestës është penguar lëvizja e mjeteve në segmentet e prekura.



Policia ka theksuar se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar çdo person të përfshirë në shkelje të ligjit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!