Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Protesta, Kurti sulmon Ramën/ Kreu i VV: Nuk vijmë në protestë. Rama, hipokrit!

schedule09:59 - 16 Tetor, 2025

schedule 09:59 - 16 Tetor, 2025

KOSOVË- Protesta e madhe dhe e pritshme e Tiranës, që e shndërron atë në kryeqytetin e shqiptarisë në mbrojtje të UÇK, ka tronditur shumë Albin Kurtin.

Në një reagim inaçor dhe një tjerrje të gjatë emocionale dhe politike, një deklarate ë saj e shkruar nga vetë Albin Kurti, merret me sulme personale ndaj kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa justifikon mos mbështetje dhe mospjesëmarrje në këtë event mbarëkombëtar.

Kështu Lëvizja Vetëvendosje bëhet partia e dytë shqiptare, pas Partisë Demokratike të Sali Berishës, që deklaron publikisht se nuk do të marrë pjesë në të. Si Sali Berisha, edhe Kurti e ka problemin me Edi Ramën.



“Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”

Por ndërkohë vetëvendosje pati premtuar dikur sesa të vinte në pushtet, do t’i shkrinte Dhomat Speciale.

Mirëpo, thotë Albin kurti tani, kjo gjykatë duhet respektuar dhe hetimet e saj duhet të shkojnë deri në fund.

Përtej preteksteve, është e qartë se LVV nuk do të marrë pjesë në protestë.

Bile Kurti, që vetëdeklarohet sovranist, në një moment të deklaratës, ja dorëzon Shqipërisë përgjegjësinë dhe kujdestarinë e Kosovës

“Institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë”, tha ai.

Pra duket se Vetëvendosje më shumë se për mitingun, ka shqetësimin se protesta do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve lokale, në raundin e dytë të të cilave, pritet të përballet me një goditje të dytë, më të ashpër se raundi i parë

Për Albin Kurtin, pa numra për qeverinë e re dhe me një performancë të dobët edhe në zgjedhjet lokale, protesta pro UÇK në Tiranë duket se është goditja e fundit /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!