Protesta kundër pushtimit të Ukrainës, arrestohen mbi 14 mijë rusë

schedule15:11 - 13 Mars, 2022

schedule 15:11 - 13 Mars, 2022

Më shumë se 14,000 njerëz në 112 qytete janë arrestuar në Rusi për protestat kundër luftës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës , sipas një organi të pavarur të të drejtave të njeriut në vend.
OVD-Info, një faqe monitorimi, tha se të paktën 359 persona në 28 qytete janë arrestuar që nga 24 shkurti, por thotë se shifra reale mund të jetë më e lartë, raporton The Guardian.

Lexo edhe:Ish-komandanti britanik: NATO nuk duhet të përjashtojë vrasjen e Putinit

Në ditën e 18-të luftës Rusi-Ukrainë, abcnews.al ju sjell zhvillimet më të fundit rreth konfliktit të dy vendeve

• Sulmi i Rusisë tani është zgjeruar në objektiva në perëndim të vendit . Një breshëri raketash ruse kanë goditur një bazë ushtarake, në Yavoriv , afër kufirit me Poloninë, duke vrarë 35 persona.
• Kryetari i një qyteti tjetër perëndimor, Ivano-Frankivsk , thotë se trupat ruse vazhdojnë të godasin aeroportin e tij.
• Më shumë luftime po vazhdojnë gjithashtu në periferi në veri të kryeqytetit Kiev, pasi po përgatitet për një rrethim të mundshëm nga forcat ruse.
• Në veri, në Chernihiv të paktën një person u vra kur një bllok apartamentesh u shkatërrua nga zjarri rus, thonë autoritetet.
• Në lindje të Ukrainës , trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase ndërsa ato përparojnë nga porti i Mariupolit në jug dhe qyteti i dytë më i madh i vendit, Kharkiv në veri, thonë zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Kharkhiv ka pësuar disa nga bombardimet më të rënda ruse, me video që tregojnë rrugë të bombarduara plotësisht dhe shumë ndërtesa të rrafshuara. Ndërsa forcat ruse rrethojnë Mariupolin, grupet e ndihmës po paralajmërojnë për një katastrofë humanitare.
• Dhe në jug , një sulm ajror në qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, pranë portit strategjik të Odesa, vrau nëntë persona të dielën, thonë zyrtarët lokalë./abcnews.al/