Opozita është sërish në shesh në Jerevan për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit. 15 mijë persona u mblodhën në kryeqytetin e Armenisë pranë parlamentit duke e quajtur atë tradhtar. Kryeministri është fajtor se ka firmosur një armëpushim jo shumë të favorshëm për Armeninë pas gjashtë javësh luftime me Azerbajxhanin për kontrollin e Nagorno Karabakh. Në fund disa distrikte të rajonit iu dhanë Bakut; që nga 10 nëntori, që kur marrëveshja hyri në fuqi, zemërimi u rrit dhe më shumë dhe populli armen është shprehur disa herë kundër këtij vendimi
Dhe pse kisha apostolike armene dhe të gjithë tre ish presidentët e vendit u bashkuan në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ky i fundit u shpreh se në këtë moment vendi ka nevojë për qëndrueshmëri. Pikërisht për shkak të këtyre tensioneve një muaj më parë dha dorëheqjen dhe ministri i mbrojtjes.
Territori i Nagorno Karabakh është brenda shtetit të Azerbajxhan por kontrollohet nga minoriteti armen që nga viti 1994./abcnews.al


