Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së opozitës këtë të enjte para parlamentit.
Nga Twitter-i, ai thotë se opozita është katandisur në një tufë qorre dhe synon të krijojë kriza për vendin dhe sëmundje për kundërshtarin.
“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nëpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, shkruan Rama./abcnews.al
Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat?
— Edi Rama (@ediramaal) March 21, 2019