Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj 25 personave, pjesëmarrës të një proteste të zhvilluar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike para Ministrisë së Brendshme. Ata i përkasin moshave nga 21 deri në 34 vjeç dhe janë proceduar për veprat penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në manifestime të paligjshme” dhe për “prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Sipas policisë, në orën 18:30 të së hënës, ata kanë organizuar një tubim të paligjshëm nga Ministria e Brendshme në drejtim të kryeministrisë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike edhe pa lajmërim të bërë nga policia për shpërndarje. Materialet ndaj 25 të proceduarve i janë referuar Prokurorisë së Tiranës./abcnews.al

